Luhatja e temperaturave shton virozat te fëmijët! Mjeku: Mos e ftohni shumë ambientin brenda, kur jashtë ‘përvëlon’

20 Gusht 2022, 15:21

 Luhatjet e temperaturave gjatë muajit gusht kanë sjellë probleme shëndetësore tek qytetarët, kryesisht tek më të vegjlit. Mjeku pediatër, Bektash Mandri thotë se shenjat më të shpeshta janë kolla dhe dhimbjet e fytit, ndërsa ju bën thirrje prindërve që të kenë kujdes me përdorimin e kondicionerëve në banesa.