Luhet për 2 milionë euro, Partizani 'all-in' për Champions League! Zekic ka gati formacionin

18 Korrik 2023, 11:48

 

Partizani luan sot në 20:00 me BATE Borisov në Hungari, për ndeshjen e kthimit të turit të I të Champions League. Kundër bjellorusëve luhet në fushë neutrale dhe pa tifozë, çka mund të jetë një bonus më shumë për djemtë e Zekic. Dueli i një jave më parë në "Air Albania" u mbyll 1-1, teksa shanset për kalimin më tej janë të barabarta, duke ditur se rregulli në fushë kundërshtare tanimë nuk është në fuqi.