Lumi Bushtricë del nga shtrati, përmbyten disa fshatra në Tropojë

17 Shtator 2022, 14:29

Lumi Bushtrica ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore në disa fshatra të Tropojës.

Po kështu edhe përrenjtë malorë, për shkak të prurjeve të shumta kanë shkaktuar dëme të shumta në fshatin Bujan, ku është dëmtuar ujësjellësi dhe rrugët e fshatrave.