Lungomare 3, shemben 30 lokale e restorante pergjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë

13 Nëntor, 17:09

Prej dy javësh, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po zhvillon një aksion per prishjen e 30 bizneseve të paligjshme. Ky aksion është i fokusuar në zgjerimin e projektit të Lungomare 3 dhe përfshin biznese të ndryshme, kryesisht bare, beach bare  dhe restorante, të cilat kanë struktura të ndërtuara nga dru ose beton.

Puna për realizimin e këtij projekti ka nisur para dy javësh, dhe bizneset kanë marrë një afat deri më 15 nëntor për të boshatisur objektet e tyre. Ky proces nuk ka hasur në kundërshti, shumica e bizneseve, të cilët kanë filluar tashmë të boshatisin subjektet.

Ndërkohë, për ato biznese që pengojnë ecurinë e punës dhe nuk pranojnë të lirojnë objektet deri në afatin e përcaktuar, Inspektoriati ka paralajmëruar se do të vazhdojnë procedurat e prishjes dhe do të aplikohen gjoba për shkeljen e ligjit.

    No videos found.