Tre kilometër shëtitore, me gjelbërim të shtuar, parqe dhe hapësira sportive është projekti i ri për qytetin bregdetar të Durrësit.
Kryeministri Edi Rama zhviloi sot një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, ku tha se projekti i Lungomares së Durrësit do të jetë me impakt të lartë ekonomik.