Lushnjë/ Aksident në bulevardin e qytetit, makina përplas të moshuarin kur po kalonte rrugën! Policia ndalon shoferen, 75-vjeçari rëndë në spital

10 Dhjetor 2024, 18:26 | Përditesimi: 10 Dhjetor 2024, 18:26

Një i moshuar rreth 75 vjeç është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme (10 Dhjetor) në bulevardin kryesor të Lushnjës.

Automjeti me targa AB906HC, i markës “Toyota”, i drejtuar nga një 30-vjeçare, ka përplasur të moshuarin i cili kalonte nga njëra anë e rrugës, në tjetrën.

Gazetari i Report TV, Yrjet Saliasi, përcjell pamjet e aksidentit dhe informon se i moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por nën kujdesin e mjekëve.

r.k./Shqiptarja.com