Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit

16 Dhjetor 2024, 17:10 | Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 17:10

- Një automjet tip Renault është djegur pasditen e sotme për shkak të një defekti teknik. Autovetura me targa AB581 NK është djegur në rrugën rurale Fier-Shegan - Krutje.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. H sapo ka parë që dilte tym nga pjesa motorrike ka ndaluar në kohë pa u rrezikuar jeta e tij dhe ka njoftuar zjarrfikësit e Lushnjes.

Këta të fundit kanë shkuar me urgjencë por për shkak të largësisë dhe pse kanë bërë punën e tyre, nuk kanë mundur të shpëtojnë shumë nga automjeti i cili është shkrumbuar totalisht.

r.k./Shqiptarja.com