Lushnjë/ I dehur në timon, përplas disa mjete në ecje dhe të parkuara, arrestohet 50- vjeçari

24 Shtator 2024, 12:18 | Përditesimi: 24 Shtator 2024, 12:18

Polica e Lushnjës, ka arrestuar ditën e sotme një drejtues një mjeti tip Ëolksëagen, pasi ka përplasur disa mjete në ecje dhe të parkuara.

Në gjendje të dehur ai është shoqëruar nga punonjësit e policisë pasi edhe pse kishte dëmtuar disa mjete nuk pranonte të ndalonte dhe vazhdoi me manovra të rrezikshme të vinte në rrezik edhe kalimtarët.

Në kryqëzimin e rrugës ‘Marin Barleti’ në afërsi të qendrës së qytetit drejtuesi i mjetit me iniciale K. B rreth 50 vjeç duke kryer manovra para mbrapa ka dëmtuar disa mjete dhe ka përfunduar në mjetin e policisë aktualisht i ndaluar.

r.k./Shqiptarja.com