Një furgon mallrash ka marrë flakë këtë pasdite në bay-passin e Lushnjes.
Edhe pse moti ka qenë me reshje me intensitet të lartë kjo nuk ka penguar flakët që të djegin totalisht pjesën e përparmë të mjetit.
Sipas policisë drejtuesi i i mjetit nuk ka marrë lëndime pasi sapo ka parë tym dhe zjarr ka ndaluar në anë të autostradës duke mos përbërë problem për mjetet e tjera në kushtet e kufizimit të fushëpamjes nga reshjet e shiut.