Lushnjë/ Shisnin heroinë dhe hashash, ‘Tempulli’ prangos 2 të dyshuarit, ja çfarë iu sekuestruan

28 Shtator 2024, 14:34 | Përditesimi: 28 Shtator 2024, 14:34

Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Antidroga e Fierit, njoftuan se arrestua sot (28 Shtator) dy persona të dyshuar për shitje të narkotikëve.

Prangosjet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”.

“Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit H. K., 27 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik dhe i banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe heroinë”, tha policia vendore.

esës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lënd

r.k./Shqiptarja.com