Lushnjë- Zjarr në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjës.
Zjarri i rënë ka djegur gjithçka në banesën njëkatëshe. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka vënë në kontroll flakët pasditen e sotme (22 Janar).
Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka lëndime. Nga zjarri i rënë është stakuar energjia elektrike në gjithë lagjen. Sipas zjarrfikësve, nuk ka dëme në njerëz dhe familjarët janë evakuuar shpejt, duke njoftuar policinë.