Zgjedhjet lokale në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh, Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk fiton asnjë komunë! Kush fiton në 17 komuna

18 Tetor 2021, 17:28 | Përditesimi i fundit: 2021-10-18 18:12:23

Qytetarët e 21 komunave në Kosovë duhet t’u drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin drejtuesit e tyre këto palë zgjedhje të mbajtura më 17 tetor. Fituesja e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që ta mbajë asnjë komunë në të cilën ajo qeveriste.