Makina përfshihet nga flakët në Rroshnik të Beratit, zjarrfikësit shmangin përhapjen e zjarrit drejt pyllit me pisha dhe parcelave me ullinj

19 Qershor, 21:57 | Përditesimi: 19 Qershor, 21:57

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e Mimiasit, në fshatin Rroshnik të Beratit, duke u shkrumbuar plotësisht. Zjarrfikësit arritën të ndalonin përhapjen e zjarrit drejt pyllit me pisha dhe parcelave me ullinj, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një defekt elektrik.

E.H/Shqiptarja.com