Makina të bëra copësh, aksident në Berat dy mjete përplasen në mes të rrugës

27 Korrik 2022, 20:45

BERAT- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në pranë shkollës Kristaq Capo në Berat. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dy mjete tip ‘Benz’ dhe ‘Audi’ janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugën Dëshmorët e Kombit. Për pasojë dy mjetet kanë marrë dëme të shumta materiale. Burimet bëjnë me dije se nga aksidenti janë lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve të cilët janë jashtë rreziku për jetën.