Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Lezhë-Laç, plagosen dy persona, mes tyre një grua! Rruga bllokohet për një orë nga trafiku

8 Shkurt, 15:55

Dy makina janë përplasur në dalje të urës së Milotit. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, mes të cilëve edhe një grua. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.