Makinat përplasen 'kokë më kokë' në rrugën Lezhë-Laç, plagoset një nga drejtuesit! Shkak dyshohet manovra e gabuar e një prej shoferëve

14 Prill 2025, 17:40 | Përditesimi: 14 Prill 2025, 17:40

Dy automjete u përplasen me njëra-tjetrën mbi urën e lumit Mat, në zonën e Fushë-Milotit. Nga përplasja e automjeteve, bëhet me dije se drejtuesi i njërit prej makinave është plagosur dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontroll dhe mjekim

I.M/Shqiptarja.com