Makthi i trafikut, policia nga e hëna me plan operacional! Shërbimet 12 orë në ditë, rrugët me dyndje në monitorim

22 Dhjetor 2024, 15:32 | Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 15:32

Trafikun e çmendur të Tiranës, i cili shtohet me festat e fundvitit, policia rrugore synon ta lehtësojë përmes një plani operacional. Të gjithë efektivët nga e hëna do të jenë 12 ore në punë dhe të shpërndarë në të gjithë kryeqytetin. Fluksi i makinave është rritur prej ardhjes së emigrantëve, ndërsa blutë po provojnë devijime të përkohshme në akse të caktuara për të shpërndarë radhët e gjata.

E.H/Shqiptarja.com