Malaj: Rrisim me 87 milionë euro kuotat në FMN, investim për sigurinë financiare

12 Dhjetor 2024, 19:32

Gjatë prezantimit në Kuvend të projektligjit “Për miratimin e rritjes së kuotës së Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar”, Malaj u shpreh se pr/ligji parashikon rishikimin e kuotave për sa i përket Bordit të Guvernatorëve të FMN-së, institucion ku Shqipëria bën pjesë me të drejta të plota.