Malësi e Madhe/ Kultivuan 90 bimë kanabis në magazinë, arrestohet pronarja! Në kërkim 2 vëllezërit bashkëpunëtorë

7 Dhjetor 2022, 10:06

Dy vëllezër dhe bashkëshortet e tyre kishin kultivuar 90 bimë kanabis në vazo në një magazinë në fshatin Jeran, Malësi e Madhe. Pronarja e magazinës, File Vuksani, 54 vjeçe është arrestuar nga policia ndërsa një tjetër, e identifikuar si M.V., 43 vjeçe do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të gjendjes shëndetësore.