Malësia e Kurbinit në flakë prej 1 jave, digjen dhjetëra hektarë pyje! Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

7 Gusht 2022, 09:37 | Përditesimi i fundit: 2022-08-07 12:00:18

Pyjet në Malësinë e Kurbinit, vijojnë të digjen prej të paktën 1 jave. Një zjarr i rënë në zonën e Skurajve është përhapur me shpejtësi në disa drejtime dhe shpesh herë, duke vënë në rrezik dhe zonën e banuar. Deri tani flaket kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje, ndërsa ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor.