Maliq/ I kërkuari qëllon me armë efektivët e ‘Shqiponjave’, vritet një polic, një tjetër i plagosur! I lënduar dhe autori, i akuzuar për shitje narkotikësh (EMRAT)

4 Qershor, 08:47 | Përditesimi: 4 Qershor, 09:35

MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq në zonën e Lozhanit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një polic ka mbetur i vrarë gjatë një operacioni, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Viktima është identifikuar si Enena Mekolli ndërsa i plagosuri është Edison Adri.

Rrethanat janë ende të paqarta. Dy efektivët e Shqiponjave kanë qenë në ndjekje të një personi në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike i identifikuar si Violand Braçellari. Edhe ky i fundit mësohet se ka mbetur i plagosur.

Policia e Korçës pritet të dalë me një deklaratë për shtyp.

I.M/Shqiptarja.com