Korçë- Një banesë është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Maliqit, në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, kurse banesa mësohet se është në pronësi të shtetasit Durim Rusi. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, pasi në momentin e zjarrit nuk ka pasur asnjë person brenda, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Burime nga zjarrfikësja e Maliqit bëjnë të ditur se dyshohet që shkak për zjarrin mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.