Mallakastër/ Djali me probleme mendore vrau babanë, vihet në pranga pas disa orësh! Kryeplaku i fshatit: S'ishte problematik

26 Gusht 2022, 10:16 | Përditesimi i fundit: 2022-08-26 11:18:24

Pas disa orësh ndjekjeje, ka rënë në pranga 37-vjeçari Mariglen Muhametaj, autori i vrasjes që u regjistrua një natë më parë në fshatin Greshnicë të Mallakastrës. Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe kryeplaku i fshatit, Kastriot Hysenaj, i cili shprehet se 37-vjeçari ishte një person i qetë dhe nuk ka krijuar probleme në zonë.