Gjenden të vdekur dy persona në një banesë në Mallakastër. Siç bëhet me dije nga gazetarja Marsela Topi, bëhet fjalë për dy të moshuar, vëllezër, të moshës 90 vjeç.
Për momentin dyshohet se vdekja e të moshuarve Sabri dhe Novrus Velaj, në fshatin Çorrush të Mallakastrës, është për shkaqe natyrale.
'Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.
















