Mallakastër/ Ishin duke pastruar pusin, ndërron jetë një person! Tjetri dërgohet me urgjencë në spital

10 Korrik 2022, 13:18

MALLAKASTËR- Dy banorët e fshatit Lofkënd teka ishin duke pastruar pusin e zonës, janë asfiksuar nga çlirimi i gazit dhe janë bllokuar brenda tij. Report Tv mëson se ka ndërruar jetë Besnik Veliaj 38 vjeç, teksa  Bledar Bregu 33 vjeç është dërguar me urgjencë në spital.