Manastirliu: Kemi sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri! Mostrat në Gjermani

9 Korrik 2021, 13:44

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se kemi sinjale që varianti Delta i COVID të ketë mbërritur në Shqipëri.

“Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, bëri me dije Manastirliu.