Manastirliu: Presim 100 mijë doza Coronavac dhe 11700 Pfizer! Fillojmë me vaksinimin e grupmoshës mbi 50-vjeç

18 Qershor 2021, 12:57

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën me dije se brenda dy ditëve pritet të mbërrijnë në vend 100 mijë doza të vaksinës Coronavac, ndërsa të hënën prite edhe 11700 doza Pfizer. Me mbërritjen e këtyre dozave, Manastirliu th ase do të zgjerohet edhe fasha e vaksinimeve, duke filluar me grupmoshat mbi 50-vjeç.