Manastirliu-Balla në qendrën e re shëndetësore Cërrik: Vaksinim në shtëpi për të moshuarit që e kanë të pamundur të lëvizin, të hënën vijnë mbi 14 mijë vaksina Pfizer

25 Qershor 2021, 14:28 | Përditesimi: 25 Qershor 2021, 14:28

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore të Cërrikut, të rehabilituar me standardet më të mira.

“Në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore edhe kjo qendër shëndetësore tashmë ofron kushte dinjitoze pune për mjekët, për infermierët dhe shërbime cilësore për qytetarët. Unë jam e kënaqur sepse këto kushte të cilat janë përmirësuar, kanë krijuar edhe aksesin për të ofruar jo vetëm shërbimet bazë, por për të krijuar kushtet e mira edhe për programin e vaksinimit”, tha Manastirliu. 

r.k./Shqiptarja.com