Maqedoni e Veriut/ Plagoset me armë kandidati i BDI-së në Kumanovë, autori hapi zjarr nga një makinë që ishte në lëvizje

7 Tetor, 17:39 | Përditesimi: 7 Tetor, 17:39

Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovës, pasi u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ishte në lëvizje. I plagosuri është kandidat dhe bartës i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

I.M/Shqiptarja.com