Maqedoni e Veriut, shënohet viktima e parë nga zjarret! Vendi në gjendje krize për 30 ditët në vijim

5 Gusht 2021, 15:21

Një grua 59 Vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin, në Maqedoninë e Veriut. Pasditen e sotme ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit në Staro Nagoriçane, pas shumë kërkimeve kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të gruas 59 vjeçare, raportojnë mediat vendase. Trupi u gjet në gërmadhat e shtëpisë në fshatin Çellopek dhe shënon viktimën e parë nga zjarret që kanë përfshirë vendin.

Ndërkohë ditën e sotme qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për shkak të situatës me zjarret në vend për 30 ditët në vijim.  Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza.