Maqedonia e Veriut, 30 vite nga shpallja e pavarësisë! Pendarovski: Është koha t'i afrohemi legjislacionit evropian

8 Shtator 2021, 14:21

Referendumi i 30 viteve më parë do të ndryshonte përfundimisht fatin e asaj që deri në vitin 1991 quhej Republika jugosllave e Maqedonisë. Sot Maqedonia e Veriut është pjesë e NATO-s dhe aspirante për të hyrë në BE. Në këtë ditë të shënuar, në Shkup ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili përcolli mesazhin e bashkimit për të gjithë bashkëkombasit.