‘Marr fjalën për ta mbroj Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizmit të euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

2 Tetor, 20:03

Gazetari Eljan Tanini ka komentuar në Report Tv kandidaturën e Serbisë dhe Shqipërisë për të bashkëorganizuar Kampionatin Europian të moshave U-21 në vitin 2027. Në emisonin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Tanini thotë se Shqipëria nuk duhet ta organizojë me Serbinë euro U-21 pa u zgjidhur krimet e luftës.

Ai thotë se s’duhet s’duhet të ketë asnjë marrëdhënie të rëndësishme me Serbinë pa u zgjidhur çështja e Kosovës, pa u kërkuar falje për krimet e luftës dhe pa u përulur njeriu më i rëndësishëm serb në varrin e Adem Jasharit e dëshmorëve të tjerë.