Pas largimit nga protesta para bazës së EULEX-it, një grup protestuesish u mblodh para godinës së Qeverisë së Kosovës, ku hodhën gurë në drejtim të objektit.
Si pasojë u thyen disa xhama të godinës, ndërsa në vendngjarje dëgjoheshin thirrjet "Marre, marre". Pamjet tregojnë momentin kur gurët godasin ndërtesën e Qeverisë, ndërsa protestuesit shprehin zemërimin pas vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.













