Marrëdhëniet me Iranin! Qytetarët: sa të kemi amerikën jemi në rregull

8 Shtator 2022, 18:24

Një ditë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Report Tv pyeti qytetarët se si e vlerësojnë vendimin e qeverisë për të prishur marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Qytetari 1: Qeveria kishte shumë të drejtë. Ishte një sulm kibernetik që patjetër kërkonte përgjigje dhe ju dha. Qytetarja 2: Problem kampi opozitar iranian që strehohet në Manzë. Është thikë me dy presa. Dublim Francezi: Është një problem global dhe çdo vend apo organizatë mund të targetohet nga këto lloj sulmesh. Irani ka sulmuar dhe më herët organizata evropiane. Përgjigja e Shqipërisë është legjitime, por tani mendoj që dialogu është mënyra e duhur për të ulur tensionet mes dy vendeve. Qytetari 3: Kam punuar në një kamp në Manzë ku kishte iranianë, ata kanë qenë kundërshtarë. Gazetarja: Ndiheni të pasigurt për shkak të sulmeve që po ndodhin? Përgjigja 1: Fare, ata janë shumë larg, s’kanë punë fare me ne. Përgjigja 2: Sa të kemi Amerikën në krah çdo gjë është në rregull.