Marrëveshja me arabët kthen kamerat e trupit për policët! 118.5 mln dollarë hua për Shqipërinë, 20 qytete do monitorohen me kamera inteligjente, lexojnë targat e ‘kapin’ shkeljet

4 Mars 2025, 18:31 | Përditesimi: 4 Mars 2025, 18:31

Një marrëveshje prej 32 faqesh, e lidhur me Emiratet e Bashkuara Arabe për projektin e pajisjes së 20 qyteteve me kamera dixhitale është dërguar në Kuvend për ratifikim. Marrëveshja parashikon blerjen e 8,657 kamerave inteligjente, përfshirë edhe mbi 3800 kamera trupi për efektivët e policisë.

A.M/Shqiptarja.com