Marrëveshja me Italinë/ Gjadri do përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit, 40 prej tyre vijnë nesër me 2 anije

9 Prill 2025, 11:57 | Përditesimi: 9 Prill 2025, 19:39

Nesër në Shëngjin do të mbërrijnë 2 anije me 40 emigrantë që kanë urdhër dëbimi nga Italia. Lëvizja vjen pas dekretit të Melonit që parashikon që qendrën e Gjadrit ta përdorë edhe për qëndrimin e emigrantëve në pritje të dëbimit. Ata mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre. 

    I.M/Shqiptarja.com