Marrëveshja me Italinë, mbërrin në Shëngjin, anija ‘Libra’ me 8 emigrantë

8 Nëntor 2024, 07:20 | Përditesimi: 8 Nëntor 2024, 07:52

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autoritetet italiane, anija e marines italiane ‘Libra’ ka mbërritur këtë mëngjes në ujërat e Shëngjinit.

Rreth orës 8:00 pritet të ankorohet në portin detar të Shëngjinit, ndërsa sipas të dhenave në bord janë vetëm 8 emigrantë të cilët do t’i nënshtrohen proçedurave në qendren pritëse e më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.

r.k./Shqiptarja.com