Edhe pse një tjetër vendim gjykate pezulloi dekretin e qeverisë Meloni për emigrantët, kryeminsitrja italiane nuk do të ndërpresë operacionet.
Gazeta 'La Repubblica' thotë se për qeverinë mënyra sesi po shkojnë procedurat dhe përplasja me drejtësinë për listën e famshme të vendeve të sigurta, është më mirë që të përmbyllet me një përplasje midis Romës dhe Brukselit.
Gazeta mëngjesin pas rikthimit të grupit të fundit më 7 emigrantë në Itali thotë se qeveria do të veprojë me një sulm të dyfishtë, duke vijuar operacionet drejt shëngjinit dhe betejën me drejtësinë në anën tjetër duke apeluar qëndrimet e gjykatave.