Marrëveshja për pensionet me Bullgarinë, albanologu bullgar për Report Tv: Do të lidhë më shumë ekonomikisht dy vendet dhe afron Shqipërinë drejt BE

31 Mars 2023, 18:56

Anton Panchev, gazetar dhe albanolog bullgar në një lidhje me Skype për Report Tv ka folur rreth marrëveshjes Shqipëri-Bullgari për njohjen e pensioneve.  I ftuar në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv, Panchev tha se kjo marrëveshje do të rrisë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.