Marrëveshja për Portin e ri të Durrësit, 2.1 mld euro investim, 280 ankorime jahtesh, 12 mijë apartamente! Pasaportë shqiptare të huajve që blejnë pronat

12 Nëntor 2022, 14:13

U publikua në faqen e Kuvendit marrëveshja e qeverisë me investitorët e huaj për portin e ri të Durrësit. Investimi, totalisht i huaj, ndahet në dy faza me 5 vite distancë dhe kap vlerën 2.1 miliardë euro. Në mungesë të investimit nga shteti shqiptar, investitori përjashtohet nga taksat. Për të stimuluar shitjet qeveria mendon t’u japë pasaportë shqiptare të huajve që blejnë apartamente në projektin e madh të portit të jahteve në Durrës.