Marrëveshja Roaming, Von der Leyen: Mënyrë e shkëlqyer për t'i afruar njerëzit

6 Dhjetor 2022, 11:08

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur firmosjen e marrësejes së tarifave Roaming në Tiranë.

“Me marrëveshjen e sotme, operatorët e telekomit do të nisin uljen e tarifave të roamingut të të dhënave ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga viti i ardhshëm. Kjo është e mirë për biznesin dhe turizmin. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për t'i afruar njerëzit”, ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian.