Marrëveshjet në ‘Open Balkan’, Zusi: Ne do të jemi përfitues më të mëdhenj se dy vendet e tjera të rajonit! Rrapaj: Sektori i ushqimit është i avantazhuar, hiqen një sërë pengesash

22 Dhjetor 2021, 13:11

Pesë marrëveshjet e nënshkruara në samitin e Tiranës të Open Balkan për tregun e lirë të punës, identifikimit elektronik të qytetarëve, bashkëpunimin në fushën e veterinarisë e të sigurisë ushqimore do të japin efektet që në janar të vitit të ardhshëm. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi dhe kreu i Agrobiznesit, Agim Rrapaj thanë në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv se me nënshkrimin e 5 marrëveshjeve vendi do të ketë shumë përfitime ekonomike. Zusi e cilësoi si revolucion ekonomik, duke shtuar se do të ndodhe një zhvillim i vrullshëm në të gjitha industritë agropunuese, pasi tashmë do të punonjë në një treg më të zgjeruar.