'Shuplaka' nga Brukseli një ditë pas protestës së Berishës, Varhelyi: Mbështesim 'Ballkanin e Hapur', të bashkohen sa më parë 3 vendet e tjera! Firmosen 5 marrëveshje në Tiranë (VIDEO)

Ky ishte Samiti i pari i parë i 'Ballkanit të Hapur' i shoqëruar me protesta kundër. Më parë nuk kishte ndodhur në asnjë prej kryeqyteteve të tre vendeve iniciuese, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Pasditen e djeshme ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri, Sali Berisha organizoi një protestë kundër vizitës në vendin tonë të një Presidenti të një vendi tjetër, Aleksandër Vuçiçit. Por të menjëhershme e mori përgjigjen nga vetë Bashkimi Evropian.

Komisioneri Europian i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha qartë se BE e mbështet nismën dhe jo vetëm që nxit vijimin e saj por i ben thirrje dhe shteteve të tjera ti bashkohen. Në një lidhje online me Samitin e Open Balkan që po zhvillohet sot në Tiranë, Varhelyi tha se duhet të mbahet konferenca ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. 

Samiti në Pallatin e Brigadave në Tiranën, ku marrin pjesë Kryeministri Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka përfunduar me nënshkrimin e 5 marrëveshjeve.

Në fjalën përshëndetëse të nisjes së takimit Open Balkan, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit, duke theksuar se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse, e ndërsa u bëri thirrje vendeve të tjera që tu bashkohen. Nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi tha se objektivi është që të lidhim njerëzit me njëri -tjetrin, duke theksuar se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kishte një mesazh për të gjithë ata që do të vijnë më pas në pozicionet e drejtuese të vendeve të 'Open Balkan'. Ai tha se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhshme së përbashkët.

MARRËVESHJET E FIRMOSURA:
1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

 

 

VIDEO-Takimi tryeze e plote

 

 

 

Skeda e marreveshjeve te firmosura

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
Berisha nuk e 'përtyp' dot 'shuplakën' e Bashkimit Europian, media e familjes së tij sulmon ashpër  komisionerin Varhelyi

1640077958_Sequence03.00510117.Still039.jpg

Në takimin e sotëm të “Ballkanit të hapur”, Bashkimi Europian ka dhënë mbështetje të hapur ndaj nismës, përmes komisionerit Oliver Varhelyi.

Kjo siç duket ka acaruar ish-Kryeministrin i cili dje zhvilloi një protestë kundër kësaj nismeje. Për këtë ai ka angazhuar median e familjes së tij e cila e akuzon komisionerin për Zgjerim të BE-së si mbështetës i autokratëve.

 “Në tryezën e organizuar në Tiranë për nismën Ballkani i Hapur, foli në një lidhje live edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Akoma pa mbaruar fjalën e tij, mediat pranë qeverisë nxituan që të shpallin se Bashkimi Europian po mbështet nismën e Ballkanit të Hapur. Vetë Varhelyi deklaroi se mbështet një nismë gjithëpërfshirëse. Por duket qartë se prania virtuale e Varhelyi ishte e nevojshme që Rama dhe Vuçiç ta përdorin për politikën e ditës, më shumë sesa për një mbështetje substanciale për nismën serbomadhe. Vetë Varheyli është një figurë kontroverse, i cili është akuzuar shpesh nga mediat më të njohura në Bruksel se po përkrah autokratët e Ballkanit. Portali i madh, Politico, në një investigim të gjatë, hedh akuza të rënda ndaj Varhelyi”, shkruan portali i familjes Berisha.

Ora 12:10
'Open Balkan', firmosen 5 marrëveshjet e rëndësishme mes 3 vendeve

 

Shqipëria, Maqedonia e Veriu dhe Serbia kanë firmosur sot 5 marrëveshjet e rëndësishme në kuadër të nismës 'Open Balkan'. Nga pala shqiptare, ishte ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ajo e cila vuri firmën në marrëveshjet e dakordësuara.

Marrëveshjet e firmosura:

Marrëveshja e parë që pritet të nënshkruhet është ajo për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Një tjetër marrëveshje që pritet të nënshkruhet është për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja e tretë që do të nënshkruhet, është ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Tjetër marrëveshje që do të nënshkruhet është, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Dhe marrëveshja e pestë është ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar - siguri dhe siguri (AEOS).

Ora 10:16
'Open Balkan', Varhelyi: Pasardhës i Procesit të Berlinit, duhet të vazhdoni ta nxisni këtë nismë! Uroj t'i bashkohen shpejt edhe 3 vendet e tjera

 

Komisionari i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi tha se mbështet nismën 'Open Balkan', duke theksuar se e sheh atë si pasardhës të Procesit të Berlinit. Varhely u shpreh se tregu i përbashkët rajonal do të sjellë zhvillim ekonomik, teksa i kërkoi liderëve të tre vendeve që të vijojnë të nxisin këtë nismë. Edhe njëherë Varhelyi i kërkoi 3 vendeve që nuk i janë bashkuar kësaj nisme, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës që t'i bashkohen sa më shpejt.

 "Kam qenë gjithmonë i pirur pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt Minishengen e më pas u përpoqëm me Procesin e Berlinit,por për fat të keq kjo nismë u la mënjanë dhe ndërkohë e konsideroj 'Ballkanin e Hapur' një pasardhëse apo një zëvendëse deri sa të gjithë të jenë rreth tryezës. Ju duhet ët vazhdoni ta nxisni këtë nismë sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë sa i takon ekonomisë, shoqërisë dhe rajoni kërkon të jetë bashkë, siç jemi ne në BE. Admiroj faktin se sa fort e ndjeni këtë nismë, ka qenë nismë që vjen nga Ballkani. Ju kuptuat rëndësinë e integrimit rajonal dhe kjo është në gjendje të ndryshojë jetën e qytetarëve tuaj. Ky është mesazhi më i mirë që rajoni mund të përçojë, që jo vetëm është gati për bashkëpunim rajonal, por po e bën. Mund të më përfshini si mbështetës të 'Ballkanit të Hapur'. Ne mendojmë që në bazë të rregullave të BE, çdo bashkëpunim rajonal jo vetëm është i mirëpritur, por është në të mirë të të dyja palëve. Do të ishte ideale të gjendej një mënyrë për t'u kthyer në tregun e përbashkët rajonal. Ftoj 3 vendet e tjera t'i bashkohen kësaj nisme, mund të ndryshojë realitete në terren që janë shumë të zymta dhe vetëm përmes bërjes konkrete të tregu të përbashkët rajonal,, Ballkani mund të shtojë 1/3e PBB ekzistuese dhe kjo është shumë afër vetëm duke zbatuar tregun e përbashkët rajonal. Unë uroj që t'i bashkohen sa më shpejt edhe 3 vendet e treta", tha ai.

Ora 10:11
'Incident' te 'Ballkani i Hapur', thyhet një gotë në Samit! Batuta e Ramës: Syri i keq...

 

Në Pallatin e Brigadave po mbahet Samiti i radhës i 'Ballkanit të Hapur'. Në një moment pati një 'incident' të vogël, kur i thye një gotë uji. E menjëhershme ishte batuta e Kryeministrit Rama.

"U thye një gotë, në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje, pa mundur të marrë veten", tha ai.

 

Ora 10:01
Zaev, mesazh edhe atyre që do jenë pasardhës: Ruajeni 'Open Balkan', rruga që na çon drejt së ardhmes

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kishte një mesazh për të gjithë ata që do të vijnë më pas në pozicionet e drejtuese të vendeve të 'Open Balkan' Ai tha se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhshme së përbashkët.

"Është vërtetë nder dhe kënaqësi që jemi së bashku këtu sot. Kam kënaqësi për hapat e fundit të mëdhenj që janë ndërmarrë. Ne kemi  tashmë suksese për të treguar, rezultate. Kjo do të jetë edhe pjesëmarrja ime e fundit e drejtpërdrejtë në këtë mision, të paktën për 1 vit. Kjo iniciativë është e hapur për të gjitha vendet në rajon. Ne treguam se vende tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE sa i përket procesit të integrimit. Ballkani i Hapur jo vetëm na ka sjellë së bashku, por edhe miqësia e madhe që ne kemi mundur të krijojmë së bashku. Mesazhi im për të gjithë: ruajeni 'Ballkanin e Hapur' sepse është një gjë shumë e mirë për qytetarët tanë, do të na çojë drejt të ardhshmes së përbashkët në BE", tha Zaev.

Ora 09:59
'Open Balkan', Vuçiç: Do zgjerojmë tregun e punës! Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të japim justifikime, s'po bëjmë asgjë të keqe ndaj vendeve që s'na bashkohen

 

Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç tha se nëpërmjet nismës së 'Open Balkan' do të zgjerohet tregu i punës për të tre vendet pjesëmarrëse në këtë iniciativë. Edhe një herë ai theksoi se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse, duke shtuar se i ka ardhur 'në majë të hundës' që duhet të japin justifikime, pasi nuk po bëjnë asgjë të keqe ndaj vendeve që refuzojnë t'i bashkohen.

"Për lejet e punësh, psh fabrika që ne kemi dhe në Maqedoninë e Veriut, kishin nevojë për inxhinierë që të bënin disa trajnime me punëtorët tanë atje dhe ishte shumë e vështirë ët nxirreshin lejet e punës, ndërsa tani ne nuk do na duhet ët bëjmë asgjë sepse ata janë të mirëpritur në serbi sikurse edhe punonjësit tanë në Maqedoni. Ne do ta zgjerojmë tregun e punës do tërheqim më shumë biznese nga perëndimi apo lindje pasi do u ofrojmë atyre një krah pune dhe njerëzit tanë mund të lëvizin aty ku është puna. Kjo është e rëndësishme edhe sa i përket thithjes së investimeve dhe kjo është baza e një zhvillimi më të mirë ekonomik të të tre vendeve tonë në të ardhmen. Biznesi për kompanitë e përfshira, do ë bëhet më e lehtë, tregtia do të jetë më e lehtë. Ne të tre sëbashku, ose të gjithë sëbashku do të duhet të diskutojmë hapat e mëtejshëm pasi njerëzit duan të shohin rezultate dhe duhet t'i bëjmë gjërat më shpejt. Në muajt në vijim ne duhet të organizohemi në mënyrë që në sezonin e verës të shohim që qytetarët e vendeve tona të kenë 5% ulje në dyqane, hotele apo restorante të ndryshme dhe besoj se kjo mund të subvencionohet nga shteti. Ky është një proces gjithëpërfshirës dhe ne e kemi bërë të qartë. Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të japim justifikime për hiç gjë, a thua se kemi bërë një gjë të gabuar ndaj atyre që nuk janë bërë pjesë e kësaj iniciative. Ne nuk kemi pse i kërkojmë ndjesë atyre që nuk duan të bëhen pjesë, por do të jetë e vështirë për ata që t'u shpjegojnë qytetarëve të tyre se përse nuk janë pjesë e kësaj iniciative", tha ai.

Ora 09:52
Vuçiç në samitin e ‘Open Balkan’: Objektivi të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin, ata që kanë menduar më shumë për të shkuarën se të ardhmen

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha gjatë takimit për ‘Open Balkan’, se objektivi është që të lidhin njerëzit me njëri-tjetrin dhe konkretisht ato njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen.

‘Në fakt i keni shpjeguar të gjitha gjërat për të cilat kemi bashkëpunuar. Këto janë rezultatet e parë që ne kemi arritur deri më tash, të gjitha ato që prezantuam sot. Mbajta shënim një fjali të fortë të Rusvelt, ne ndoshta nuk përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijoje bazën e themelet për fëmijët tanë. Objektivi më i rëndësishëm është të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pash një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes si në Maqedoninë e Veriut e të Serbisë. Besoj se shumë më shumë qytetarë apo pushues do të vijnë në Shqipëri.’- tha Vuçiç.

Ora 09:47
Rama: 2022, epokë e re! Fillesë e një hapësirë të madhe ekonomike dhe lëvizjeje pa pengesa

 

Për Kryeministrin Edi Rama viti i ardhshëm do të jetë një vit krej ndryshe për biznesin dhe qytetarët e rajonit tonë.

"Ne po bëjmë një përparim real për heqjen e lejeve të punës,  duke njësuar kërkesat tona për qytetarët që kërkojnë punësim dhe të lejojnë të qëndrojnë në vendet. Ne flasim për gjëra realisht konkrete dhe për ndërmarrim hapa domethënëse përpara për ta bërë rajonin më të hapur dhe më tërheqës për investime të huaja. Duhet të thellojmë bashkëpunimin për të tërhequr financues global në rajonin tonë, duke i ofruar atyre një hapësirë të re. Të kalojmë nga klisheje e konkurrencës, duke krijuar një treg të përbashkët evropian. Në deklaratën e Samit të Beograd i kërkuam BE qasje ne tregjet komunitare. Ne kemi ftuar në këtë samit rektorë dhe dekanë të universiteteve të bujqësisë së vendeve tona. Ne kemi punuar në mënyrë dinamike me një sërë institucionesh ndërkombëtare.  Mesazhi është që me këto marrëveshje 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e diçkaje krejt ndryshe. Bazuar në këto marrëveshje dhe bazuar në ato që do të bëjmë shumë shpejt askush nuk do të përjetojë më pritje të gjata në kufi dhe gjithçka do të ecë mirë", tha Rama.

Ora 09:39
Nis takimi ‘Open Balkan’, Rama: Marrëveshjet e sotme hap i rëndësishëm për garantimin e lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave e shërbimeve

Në fjalën përshëndetëse të nisjes së takimit Open Balkan, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit, duke theksuar se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse, e ndërsa u bëri thirrje vendeve të tjera që tu bashkohen.

‘Është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para drejt objektivit tonë që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitaleve e shërbimeve.

Më lini të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur, duke përsëritur thirrjen se Ballkanin i Hapur është një nismë tërësisht përfshirëse dhe duke inkurajuar të tjetër të  jenë e kësaj përpjekje, por ne duhet të ecim para pasi kjo është nevojë të ecim para.’- tha Rama.

Ora 09:38
Samiti i 'Open Balkan', Vuçiç: Marrëveshjet që do nënshkruajmë sot, bërthama që do krijojë që kjo pjesë e Europës të jetë pa kufij

Presidenti i Srebisë Aleksandër Vuçiç thotë se marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot në Samitin e 'Open Balkan', janë bërthama që do t krijojë që kjo pjesë e Europës të jetë pa kufij. Me një postim në Twitter, Vuçiç shkruan se po bëhet realitet diçka që më parë as nuk mendohej.

"Marrëveshjet e sotme janë të rëndësishme për ne, ato janë bërthama e diçkaje që do të krijojë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij, dhe shumë kohë më parë se ne mendonim".

Ora 09:16
Rama pret Vuçiç e Zaev në Pallatin e Brigadave

Kryeministri Edi Rama ka pritur me një ceremoni zyrtare presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut në Pallatin e Brigadave.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!