Masakër në Beograd, 14-vjeçari qëllon me breshëri plumbash drejt shkollës, vdes roja dhe 8 të mitur! Serbia shpall tre ditë zie, arrestohet edhe i ati i tij

3 Maj 2023, 16:35

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beograd të Serbisë ku një nxënës 14 vjeç ka vrarë me armë zjarri drejt shkollës fillore,  “Vladislav Ribnikar”. I mituri u arrestua nga policia pas aktit të rëndë. Në pranga ra edhe babai i tij. Ndërsa Serbia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare për ngjarjen e rëndë.