Masakra me 3 të vrarë, Policia jep njoftimin zyrtar! Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve

17 Korrik 2022, 16:11

Masakra me 3 të vrarë, policia jep njoftimin zyrtar. Në automjetin e autorëve është gjetur një armë tip kallashnikov. “Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip "Volsëagen Passat" është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie. Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip "Volsëagen Passat" që dyshohet se është i autorëve.