Masakra në Malin e Zi, 12 viktima e të plagosur! Autori vetëvritet, në xhep i gjenden 80 plumba! Kryeministri shpall 3 ditë zi

2 Janar, 16:33

Masakër në Malin e Zi. 12 të vrarë dhe 4 të plagosur. Autori u vetëvra pranë banesës së tij. Ai kishte pirë gjatë gjithë ditës së 1 janarit në një tavernë në Bajice dhe më pas ka vrarë pronarin dhe dy fëmijët e tij. Personat e tjerë i ka vrarë në lokacione të ndryshme derisa u vetëvra pranë banesës. Qeveria malazeze ka shpallur 3 ditë zie, 2-4 janar.