Masat anti-COVID, epidemiologu Alimehmeti: Prisja që ora policore të hiqej fare! Anëtari i komitetit, Ylli: Maska e detyrueshme, mund të sillte rreziqe për shëndetin

27 Maj 2021, 22:50

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në studion e “Repolitix” në Report Tv tha se priste që ora policore të hiqej fare.

“Detyrimi për mbajtjen e maskës defakto ishte hequr sepse ata që po e mbanin sot, se mbanin se ishin të frikësuar nga gjoba por e mbajtën për shëndetin. Prisja heqjen e kufizimnit komplet. Kufizimin e orës policore. Unë prisja të hiqej fare por duhet të bëjmë dhe disa krahasime po marr spanjën e ka incidencën 10 fish më të lartë se ne”, tha Alimehmeti.