Masat e sigurisë për Berishën, qeveria: S’komentojmë vendimet e GJKKO! Luftuam që drejtësia të ishte e pavarur

25 Tetor 2023, 10:05

Partia Socialiste nuk komenton vendimin e Gjykatës së Posaçme për vendosjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Sali Berishën, sa i takon aferës së privatizimit të Partizanit. E pyetur nga gazetarët nëse është shkelur Kushtetuta për rastin e Berishës, ministrja Mirela Kumbaro në emër të qeverisë tha se nuk do japin koment.