Mashtroi një person se do t'i blinte makinë dhe i mori 5000 euro, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, u kap me armë! Në pranga edhe 24-vjeçari për shpërndarje kanabisi

16 Tetor 2022, 11:26

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë 24 orëve të fundit. Nga operacioni i koduar ‘Zastava’, u arrestua 31-vjeçari i identifikuar si Ervis Xheli, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar 5000 euro nga një person, me pretendimin se do t'i blinte një automjet.