Mashtronte subjektet në Korçë, arrestohet 39-vjeçarja në Tiranë! Mori 344 mijë euro, u premtoi se do merrnin fonde nga shteti për të ndërtuar bujtina

28 Dhjetor 2022, 15:59

Një 39-vjeçare ish-punonjëse në administratë, u vu në pranga nga policia dhe do të hetohet për mashtrim me pasoja të rënda. Viola Sterjo arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korcë dhe Pogradecë me premtimin se do të ushtronte ndikimin e saj që të përfitonin grante miliona euro nga AZHBR, kryesisht për të ngritur hotele e bujtina.